Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 15:33

Tiranë – Shefi i delegacionit të PE-së, per Europën Juglindore Eduard Kukan ka folur për zgjedhjet në Shqipëri. Sipas tij, prezenca e vëzhguesve të OSBE/ODHIR dhe BE-së do të shërbejë si një garanci, në mënyrë që partia që do humbi zgjedhjet të mos mund të marrë qëndrimin që ka mbajtur më parë Jeta nuk mbaron pas zgjedhjeve lokale.

Kukan thotë se “disa nga kolegët e mi thonë se vëzhgimi këtë radhë do të merret shumë seriozisht, pasi ne kemi eksperiencën e mëparëshme, ku OSBE ka çertifikuar rezultatin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, por edhe me këtë,  ka patur kontenstime të zgjedhjeve”.

Pra, prezenca e vëzhguesve të OSBE/ODHIR dhe BE-së do të shërbejë si një garanci, në mënyrë që partia që do humbi zgjedhjet të mos mund të marrë qëndrimin që ka mbajtur më parë. Pra, çertifikimi i tyre do jetë i rëndësishëm, duke pritur që rezultati të pranohet nga të gjithë, nëse zgjedhjet zhvillohen siç duhet.

Por pyetjes nëse BE-ja është e përgatitur për një tjetër valë kontestimi të zgjedhjeve, Kukan i është përgjigjur:

“Bashkimi Europian është gati që të vazhdojë progresin e integrimit europian të Shqipërisë. Progres-raporti do të shpallet në teteor të këtij viti, pra s’mbetet shumë kohë deri atëherë. Pra, nëse Shqipëria do të prezantojë rezultate konkrete deri në tetor, punë duhet të intensifikohet tani, se mbeten vetëm disa muaj. Nëse zgjedhjet lokale zhvillohen siç duhet, kjo do të jetë një sinjal i mirë, por jeta nuk mbaron aty. Ajo që kërkohet është rivendosja e një dialogu politik dhe funksionimi i duhur i institucioneve demokratike, si parlamenti që ishte dhe shaku kryesor pse opinioni i Komisionit Europian për 2010 ishte i tillë. Pra, pjesa pas zgjedhjeve lokale është e rëndësishme”.