Lajme Shqip Sunday, 17 April 2011 07:59

Tiranë – Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, dy partitë më të mëdha parlamentare, përfitojnë 61 milion të fondit prej 65 milionë lekësh, i akorduar nga buxheti i shtetit për zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Të dy këto forca politike, në saje të numrit të mandateve me të cilat përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë, kanë  mundur të sigurojnë më shumë se 90% të të gjithë shumës që qeveria ka dhënë për zgjedhjet lokale.
KQZ miratoi të shtunën pasdite pr/vendimin “Për shpërndarjen e fondeve publike për fushatën zgjedhore partive politike, për zgjedhjet vendore të 8 majit”.
Sipas vendimit, Partia Demokratike përfiton 30.9 milion lekë, Partia Socialiste 30.5 milion lekë, në vend të tretë renditet LSI, e cila përfiton 2.7 milionë lekë, ndërsa PDIU, PBDNJ dhe PR për shkak se kanë fituar nga një mandat në zgjedhje, do të përfitojnë secila nga 2.32 milion lekë.