Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 10:15

Tiranë – Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, deklaroi për mediat se “përgatitjet e Policisë për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 8 majit, janë të shkëlqyera dhe se ajo është e ndërgjegjëshme për të drejtat dhe aksesin që qytetarët shqiptarë duhet të kenë në qendrat e votimit”.

Pas një takim që ambasadori Wollfarth zhvillloi paraditen e së hënës me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ai bëri të ditur se, “qëllimi këtij takimi ishte për t’u njohur me përgatitjet e Policisë, si dhe masat që ajo ka marrë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 8 majit dhe kërkoi që zgjedhjet të zhvillohen të lira dhe të ndershme”.

Wollfarth tha gjithashtu se Prezenca e OSBE-në Tiranë do të ndihmojë Policinë e Shtetit përsa i përket komunikimit që kjo duhet të ketë edhe në disa zona të largëta të vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, tha se e ka informuar ambasadorin Ëollfarth për të gjitha masat që Policia ka marrë për mbarëvajten e procesit të ardhshëm zgjedhor, planet e detajuara të veprimit të policisë, ndërsa ka falenderuar Ambasadorin Wollfarth për mbështetjen e dhënë për procesin zgjedhor si dhe ndihmën për komunikimin në zonat e thella.

Burgaj informoi gjithashtu se për të gjithë oficerët e Policisë të angazhuar në procesin zgjedhor, janë shpërndarë 7000 libra xhepi, lidhur me të drejtat dhe detyrimet e Policisë në zgjedhje, duke garantuar se si Polici e të gjithëve, do të jetë e paanëshme dhe do të respektojë vetëm ligjin.