Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 09:40

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha votoi në orën 10:00 në ambientet e Liceut Artistik në kryeqytet, si votues i njësisë bashkiake nr.2. Berisha u shoqërua me bashkëshorten e tij Lirie Berisha dhe pasi kanë takuar komisionerët e qendrës së votimit, kanë ndjekur procedurat përkatëse të votimit dhe i janë drejtuar dhomës së fshehtë.

Në një deklartë për median kryeministri tha:
“I garantoj votuesit se kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë votën e çdo qytetari shqiptar. Apeli për forocat politike është që të të kontribojnë për proces sa më normal dhe të pranojnë vendimin e votës së qytetarëve shqiptarë”.
Ndërkohë që Berisha ka theksuar faktin se e rëndësishme është që në këto zgjedhje të arrihet standardi ndërkombëtar si dhe ka vlerësuar punën e komisionerëve të të gjitha palëve, duke i konsideruar si vendimmarrësit më të rëndëishëm.
“Shprehë respekt për gjithë pjesmarrësit dhe nuk paragjykoj vendimarrjen nga opozita. Unë shoh se komisionëerët e të gjitha forcave janë të gjithë. Ata janë vendimmarrësit më të rëndësishëm të votës, unë kryeministri sot është thjesht votues”, nënvizoi Berisha.