Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 15:04

Tiranë – Filloi numërimi i listave zgjedhore nga vendi zgjedhor numër pesë në Tiranë, të cilat do të vendosin për fituesin në garën për kryetar komune të kryeqendrës shqiptare.

Numërimin e ndjekin edhe euroambasadori Seqiu, ambasadori i misionit të OSBE-së Wollfarth dhe ambasadori amerikan, Arvizu.

Sipas Komisionit qendror zgjedhor nga 462 kutitë e numëruara deri më tani demokrati Lulzim Basha ka fituar 119.632 vota përderisa socialisti Edi Rama 118.711 vota.

Kandidati i tretë Hysni Milloshi nga Partia Komuniste e Shqipërisë ka fituar 1.312 vota.

Në listën e vetme zgjedhore për Tiranën, të evidentuar janë mbi 700.000 persona me të drejtë vote.