Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 07:21

Vlorë – Në orët e para të mëngjesit në Qendrën e Numërimit të Votave të KZAZ 61, në qytetin e Vlorës, përfundoi procesi i numërimit në 6 kuti, nga 86 që ka gjithsej kjo bashki.

Sipas kryetarit të KZAZ, Edmond Banushaj, deri tani kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, kryetari aktual, Shpëtim Gjika, me 309 vota, krahasuar me rivalin e tij të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Ardian Kollozi.