Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 16:30

Vlorë – Shtrimi i rrugës në lagjen Topana të qytetit të Vlorës është bërë shkak i një icidenti të ndodhur midis përfaqësuesve të PD dhe PS në Vlorë. Ky është incidenti i parë i ndodhur në qytetin bregdetar, sapo ka nisur ndërtimi i një rruge dhe shtrimi i saj me beton, iniciativë kjo e pezulluar përkohësisht nga Inspektoriati kombëtar ndërtimor dhe nga policia e shtetit.

Pikërisht në këtë zonë, kishte njoftuar tubim kandidati i PD-së Ardi Kollozi, e duket se prapavija e përplasjes ka qenë pikërisht kjo, pengesa e këtij tubimi.

Por, me pezullimin e përkohëshëm të punimeve në vendin e ngjarjes ka mbërritur kandidati i së majtës Shpëtim Gjika i cili nuk ka lejuar inspektoriatin ndërtimor dhe policinë të ndërpresin punimet.

Sipas pretendimeve të përfaqësuesve demokratë të sesionit numër 1, ky është një akt i turpshëm dhe i qëllimshëm, shtrimi i kësaj rruge për banorët e lagjes topana nuk mund të bëhet në një kohë që nga kandidati i Aleancës për Qytetarin, Kollozi, është planifikuar një takim elektoral në këtë lagje, pasi, sipas përfaqësuesve demokratë pengon kalimin për në qendrën elektorale.

Ka qenë kryetari në detyrë i bashkisë, njëherësh dhe kandidat i Aleancës për të Ardhmen, Gjika, i cili në fjalen e tij ka deklaruar se “ky investim është bërë i mundur nga  kontributet e banorëve të kësaj lagjeje dhe si i tillë është mbështetur nga Bashkia.