Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 16:42

Vlorë – Procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit të KZAZ 61 në Bashkinë e Vlorës, po vijon normalisht. Deri në orën 18.00 kishin përfunduar së numëruari 23 qendra votimi nga 86 që ka gjithsej në këtë bashki, ku rezulton se kandidati i Koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Shpëtim Gjika, kryeson me 1235 vota më shumë se rivali i tij demokrat i Koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Ardian Kollozi.

Kryetari i KZAZ 61, Edmond Banushi, deklaroi për shtypin se, në 23 qendra votimi kandidati Shpëtim Gjika, ka marrë 7549 vota, ndërkohë që për zotin Ardian Kollozi, kanë votuar 6314 zgjedhës.

Krahas kësaj, Banushi ka deklaruar edhe një rezultat të votimeve për subjektet politike, në 21 qendra, ku PS ka marrë deri tani 3546 vota, PD 1673 vota, PDIU 1004 vota dhe LSI 542 vota.