Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 11:11

Vlorë – Ferdinant Aligjoni, kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” për Bashkinë e Selenicës, 30 km në lindje të Vlorës, ka fituar përballë rivalit të tij të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, kryetarit aktual, Ilia Seferi.

“Në përfundim të procesit të numërimit të votave në orët e para të mëngjesit, Aligjoni rezultoi të kishte marrë 1024 vota nga 746 zgjedhës që kishin votuar për zotin Seferi”, tha për ATSH-në kryetari i KZAZ nr.62, Artur Hysi.

Bashkia e Selenicës, është një nga katër bashkitë e rrethit të Vlorës ku zoti Ilia Seferi synonte të fitonte mandatin e tretë.