Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 18:01

Vlorë – Kandidati i Alenca për Qytetarin për kryebashkiak të Vlorës, Ardian Kollozi, vizitoi sot portin e ri të qytetit, ku u takua me peshkatarët.

I shoqëruar nga deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri, Kollozi  tha gjatë takimit me peshkatarët se “qyteti i Vlorës, i cili shquhet për traditën e peshkimit, do të ketë pas 8 majit shumë më tepër mbështetje në këtë drejtim”.

Kollozi u ndal tek lehtësimi i taksave vendore për këtë aktivitet. Nga ana e tij, deputeti Tahiri vlerësoi kontributin e tyre në drejtim të konsolidimit të traditës së peshkimit.  Ai evidentoi ndihmën e dhënë nga qeveria për të përkrahur veprimtarinë e tyre, duke veçuar miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit që i hap rrugë subvecionimit dhe kreditimit të këtij sektori.

Me tej, Tahiri theksoi se në krah të politikave të ekzekutivit do të vijnë edhe ato të bashkisë së Vlorës, pas zgjedhjes së Kollozit si  kryetar i saj në 8 maj.