Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 20:24

Vlorë – Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” për bashkinë e Vlorës, kryetari aktual Shpëtim Gjika, do të drejtojë këtë bashki për katër vitet e ardhshme.

“Në përfundim të procesit të numërimit të votave që u realizua pak minuta më parë, Gjika rezultoi të kishte marrë 23386 vota, ndërkohë që zotin Ardian Kollozi kandidat i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” e kishin votuar 18366 zgjedhës”, tha për ATSH-në nënkryetari i KZAZ me numër 61, Agron Gjipali.

Shpëtim Gjika fiton mandatin e tretë në krye të bashkisë së Vlorës. Ai fitoi për herë të parë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2003.