Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 10:24

Tropojë – Në zonën zgjedhore nr. 36, që përfshin rrethin e Tropojës, përgatitjet për një proces zgjedhor normal janë në përfundim e sipër. “Përgatitjet janë në përfundim, ndonëse ende ka parti politike që ndërrojnë anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit”, tha sekretari i KZAZ-së, Elton Hoxha.

Sipas tij, “ka edhe ndonjë problem në ngritjen e disa prej komisioneve të qendrave të votimit në komunat e Margegajt e Bytycit, të kontestuara nga PS-ja, por që janë miratuar nga KQZ-ja”.

Hoxha thotë se ndërkohë ka nisur edhe shpërndarja e bazës materiale.

Në zonën zgjedhore nr. 36 të rrethit të Tropojës janë ngritur 74 qendra votimi, ku do të votojnë rreth 20300 votues.