Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 16:33

Tiranë – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, deklaroi katër ditë para zgjedhjeve se retorika politike e përdorur në këtë fushatë elektorale ka qenë shumë e ashpër. “Nuk kanë munguar mesazhet që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve. Deri më tani po shihet një fushatë me një retorikë të ashpër e cila po transmetohet tek publiku”.

Ndërsa duhen dhe 4 ditë për tu mbyllur fushata për zgjedhjet vendore, Presidenti Bamir Topi shprehu keqardhje që kjo fushatë u karakterizua më shumë nga zhurmat se nga debatet ku priteshin të shpaloseshin vizionet e kandidatëve. Sipas kreut të shtetit se retorika e ashpër që po përdoret gjatë fushatës zgjedhore po përkthehet në dhunë tek publiku.