Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 15:03

Tiranë – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu bindjen se kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” paraqesin modele të suksesshme të Partisë Demokratike dhe projektet e tyre do të jenë në vëmendje të qeverisjes qendrore.

Në kuadër të përmbylljes së fushatës elektorale, Topalli ishte në komunat e Kavajës, ku shprehu mbështetjen për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, Eqrem Deliu për kryetar komune në Gosë, Abedin Gjini për kryetar në komunën Lekaj dhe Haki Vezën për kryetar komune në Kryevidh.

Kryetarja e Kuvendit tha se gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë reforma të guximshme, falë të cilave Shqipëria arriti të bëhej vend anëtar i NATO-s, shqiptarët të lëvizin pa viza në Evropë dhe Shqipëria konsiderohet si një model ekonomik i suksesshëm.

“Ne shkojmë në këto zgjedhje me një bilanc më shumë se pozitiv. Kemi punuar fort për Shqipërinë dhe qytetarët tanë, kjo falë votës tuaj dhe besimit që ju i keni dhënë në vite Partisë Demokratike”, tha ajo.

=Duke iu drejtuar të rinjve që votojnë për herë të parë, Topalli tha shprehu bindjen se ata do të jenë pjesë e suksesit të fitores së PD-së në 8 maj.

Kryetarja e Kuvendit ishte gjithashtu në komunën e Thumanës për të shprehur mbështetjen e saj për kandidatin e Aleancës së Qytetarit, Gëzim Keqi, për kryetar komune. Ajo tha se “vota është mrekullia e lirisë, një fuqi e jashtëzakonshme për të vendosur për qeverisjen e vendit, qeverisjen e çdo bashkie, e çdo komune”.