Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 16:41

Tiranë: – Javën e ardhshme pritet të nisë mësimi në 11 shkollat e Tiranës, në ambientet e të cilave po kryhet numërimi i votove.

Ministria e Arsimit bëri të ditur se do të ketë një zëvendësim të orëve mësimore për shkak të pezullimit të mësimit nga tejkalimi i kohës së parashikuar në procesin e numërimit.

Zëvendësimi i orëve të humbura do të bëhet gjatë fundjavës.

Mësues e nxënës, të gjithë bashkë, do të bëjnë mësim si ditën e shtunë, ashtu edhe ditën e dielë deri në fillim të muajit qershor.