Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 13:33

Tiranë – Kolegji Zgjedhor miratoi sot ndryshimin e modelit të fletës së votimit për kryetar bashkie në Tiranë.

Në mbledhjen e sotme anëtarët e Kolegjit pranuan kërkesën ankimore të Partisë Socialiste (PS), që kërkonte vendosjen e siglës së partive politike në fletën e votimit.

Kolegji vendosi që të përfshihen të gjitha siglat e partive të koalicionit në fletën e votimit.

Disa ditë më parë PS-ja ankimoi në Kolegjin zgjedhor vendimin 279 të KQZ-së për të mos vendosur në krah të emrit të kandidatit logon e partive përfaqësuese të koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”.