Lajme Shqip Sunday, 15 May 2011 11:44

Tiranë – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi i konsideroi, sot, zgjedhjet e 8 Majit, si “një test i rëndësishëm për Shqipërinë”.

Duke folur për këto zgjedhje, ambasadori Sequi theksoi për mediat se, “ne e konsiderojmë procesin dhe zgjedhjet si një test i rëndësishëm për përparimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian shprehu mbështetjen për institucionet, duke nënvizuar se “ne i mbështetsim institucionet dhe kemi besim, që institucionet janë në gjendje që të punojnë me profesionalizëm”.

Ambasadori Ettore Seqiu i bëri këto komente në media, pas një takimi që zhvilloi me përfaqesues të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), sot paradite.