Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 22:44

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një komunikim me mediat të martën në mbrëmje falenderoi qytetarët në të gjithë vendin, që mbështetën dhe i besuan kandidatëve të koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen”.

Kreu i PS-së, duke prezantuar përfaqësuesen e opozitës, Rajmonda Balilaj, e cila u shpall fituese për postin e kryetares së bashkisë Patos, theksoi fitoren e PS-së në Tiranë.

“Më vjen mirë që kemi marrë besimin e qytetarëve deri në jug. Jemi në rrugën e zgjatjes së gjerdanit të fitores, në Berat, Fier, Lushnje, etj”, nënvizoi Rama.