Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 17:45

Tiranë – Partia Socialiste i bëri thirrje sërish qytetarëve të marrin pjesë në votime, pasi çdo votë shton fuqinë vendimarrëse të qytetarëve.

Zëdhënësja e PS, Megi Ajtyresa, në një konference për shtyp nga selia rozë, duke ftuar qytetarët të bëjnë durim për radhën në qendrat ku po votohet për shkak se procesi është pak më i gjatë se zakonisht, tha se çdo votë më shumë shton fuqinë vendimmarrëse të qytetarëve për katër vitet që vijnë.

“Vota është e fshehtë, askush nuk mund ta kontrollojë atë. Edhe pak minuta ju ndajne nga mundësia për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes për kater vitet qe vijnë”, deklaroi Altyresa.