Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 13:18

Tiranë – Kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe pesë kutitë e fundit në KZAZ-në nr. 49, njësia 5, rezultatet vazhdojnë të nxjerrin kryesues kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, i cili aktualisht udhëheq me 477 vota plus ndaj kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.

Sipas rezultatit zyrtar nga KQZ, deri tani (ora 13:00), janë numëruar 480 kuti nga 485 që janë gjithsej, ku kandidati demokrat Basha ka marrë 123.947 vota, ndërsa kandidati socialist Edi Rama 123. 470 vota.

Numërimi i kutive të fundit të votave në njësinë 5, pritet të pëcaktojë dhe kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, i cili mban peng rezultatin e votimeve për kryebashkiakun e ri.