Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 11:19

Tiranë – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nisi të enjten mbledhjen ku do të vijojë numërimi i fletëve të votimit të kontestuara për kryetarin e bashkisë së Tiranës, të hedhura në kutitë e gabuara.

Ndërkohë, në hyrje të selisë së KQZ-së ndodhen forca të shumta policore, për të mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në këtë institucion.

Dje KQZ nisi procesin e numërimit të votave të kontestuara proces që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë ditës së djeshme, KQZ-ja hapi 20 kuti ku u gjetën 60 vota për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Pas numërimit rezultoi se 46 vota ishin për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha dhe 14 për kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.