Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 11:25

Tiranë – Kandidati demokrat Lulzim Basha ka rimarrë kryesminin pas 3 ditësh numërimi votash në Shqipëri, duke u shkëputur me 507 vota përkundrejt rivalit të tij të PS-së, Edi Rama.

Rezulatet e KQZ-së deri në orën 7 të mëngjesit pasi janë ndërprerë të gjitha proceset e numërimit në Tiranë, tregojnë se kandidati Lulzim Basha ka 110868 vota në favor të tij ndërsa rivali Edi Rama 110361.

Procesi i numërimit në Shqipëri po ecën me ritme shumë të ngadalta për shkak të bllokimit të herëpashershëm të komisioneve të numërimit për shkak të largimit të komisionerëve të nga të dy palët.

Deri më tani në Tiranë janë numëruar rreth 220 mijë vota, ndërsa mbeten për t’u numëruar edhe 30 mijë votat e fundit, të cilat do të vendosin se cili do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës.