Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 20:07

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e fundit paraprake për rezultatet e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës, të orës 19:30, ku kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama me 58 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha.

Nga rezultatet paraprake rezulton se Edi Rama ka 62.482 vota, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 62.424 vota.

Deri në këtë orë rezulton se në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 249 kuti votimi nga 485 kuti për gjithë kryeqytetin.