Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 10:14

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e fundit paraprake për rezultatet e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës, të orës 7:55, ku kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama, me 285 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha.

Nga rezultatet paraprake rezulton se Edi Rama ka 85.774 vota, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 85.489 vota.

Sipas të dhënave zyrtare ka përfunduar numërimi në njësinë 4, KZAZ nr. 45, ku kandidati Basha ka marrë 9196 vota, ndërsa Rama 9706 vota.

Në njësinë 2, në KZAZ nr. 46 janë numëruar deri tani 38 kuti, ku kandidati Basha ka marrë 11.465 vota, ndërsa Rama 11.148 vota.

Në njësinë 3, KZAZ nr.47 janë numëruar deri tani 21 nga 32 kuti, ku Basha ka fituar 6053 vota, ndërsa Rama 6187 vota.

Në njësinë 5, KZAZ nr.39 janë numëruar deri tani 27 kuti nga 66, ku Basha kamarrë 5858 vota, ndërsa Rama 8284 vota.