Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 12:21

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo publikoi rezultatet e fundit paraprake për rezultatet e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës, ku deri tani kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha me 489 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.

Nga rezultatet paraprake deri në orën 14.00 bëhet e ditur se Edi Rama ka 49 677 vota, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 49 188 vota.

Deri në këto momente rezulton se në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 197 qendra votimi nga 485 qendra votimi që janë në gjithë kryeqytetin.