Tiranë – Qendrat e votimit në vend do të qëndrojnë të hapura edhe pas orës 19.00, në rast se do të ketë votues në radhë, tha sot kyetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.
“Trendi i pjesëmarrjes ka qenë në rritje dhe ajo që po vihet re është se ka radhë njerëzish para qendrave të votimit, sidomos në Tiranë, pasi proçesi është më e vështirë për shkak të katër fletëve votimi që përdoren”, tha Ristani.
Ndërkohë, kreu i KQZ tha se rezultatet paraprake të zgjedhjeve pritet të publikohen rreth orëve të drekës së nesërme. Sipas tij, numërimi në Tiranë do të nisë me fletët e votimit për kryetar dhe për Këshillin e Bashkisë dhe më pas do të nisë për kryetarin e njësisë bashkiake dhe këshilltarë të njësisë bashkiake.