Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 18:52

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e fundit paraprake për rezultatet e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës, të orës 17:50, ku vijon të kryesojë kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha me 157 vota, para kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.

Nga rezultatet paraprake rezulton se Edi Rama ka 57.980 vota, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 58.137 vota.

Deri në këtë orë rezulton se në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 233 kuti votimi nga 485 kuti për gjithë kryeqytetin.