Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 15:44

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet paraprake për rezultatet e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës, ku deri tani kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha me 679 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.

Nga rezultatet paraprake rezulton se Lulzim Basha ka 52072 vota, ndërsa Edi Rama ka marrë 51393 vota.

Deri në këto momente rezulton se në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 206 qendra votimi nga 485 qendra votimi që janë në gjithë kryeqytetin.