Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 08:59

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi gjatë pasdites së djeshme me numërimin e fletëve të votimit të kontestuara të KZAZ-së nr. 53, njësia bashkiake nr.9, në kryeqytet.

Pas hapjes së 84 kutive me fletë të kontestuara, KQZ vlerësoi të vlefshme 138 vota në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha dhe 59 vota për kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Edi Rama.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi sot për të tretën ditë numërimin e fletëve të votimit të gjetura në kutitë e gabuara të cilat konsiderohen si fletë të kontestuara.