Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 17:52

Tiranë – Një incident është regjistruar sot rreth orës 17.00 në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, në oborrin e kopshtit Nr.45, në të cilën është vendosur qëndra e Votimit Nr.1849, ku janë goditur me grushte dhe sende të forta dy shtetas, të cilët ishin afruar aty për të votuar.

Policia e Tiranës, në një njoftim shtypi, sqaroi se shtetasit e dëmtuar janë Erald dhe Energis Hasaj, respektivisht të moshave 18 dhe 19 vjeç, djemtë e shtetasit Përparim Hasaj, i caktuar me detyrën e komisionerit të Partisë Demokratike.

Shërbimet e Policisë, që shkuan menjëhere ne vendin e ngjarjes, siguruan deklarimet e të dëmtuarve dhe po punojnë për dokumentimin e mëtejshëm proçedurial dhe hetimor të kësaj ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë, nga hetimet e menjëhershme në vendgjarje, dyshohet se autorë janë shtetasit Fatmir Meta, 42 vjeç dhe Viktor Agolli, 43 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, tha Policia e Tiranes.