Lajme Shqip Sunday, 15 May 2011 11:39

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) sapo ka nisur një mbledhje, në të cilën po merr në shqyrtim disa ankesa të paraqitura pranë tij nga subjekte të ndryshme politike, lidhur me zgjedhjet e fundit lokale.

Ankesat vijnë nga subjektet politike, nga zona të ndryshme elektorale të vendit, të cilat kanë kontestuar disa vendime të komisioneve zonale, pjesa kryesore e të cilave për këshillat bashkiake dhe komunale.