Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 14:32

Tiranë – 7.4 milion fletëvotime, me të cilat do të votohet më 8 maj, po shpërndahen në 66 komisionet zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ) në të gjithë vendin e Shqipërisë, në përputhje me numrin e zgjedhësve.

Pas një pune intensive 12-ditore, shtypshkronja Media Print përfundoi prodhimin e 7.4 milion fletë votimeve, sipas të gjitha proceseve të kërkuara nga KQZ-ja.

Drejtorja e kësaj shtypshkronje, Anila Bisha, tha për mediat se shtypja e fletëvotimeve u bë në kushte të larta sigurie dhe me sistem vëzhgimi, në prani të përfaqësuesve të KQZ-së dhe të partive politike, sipas të gjitha kushteve të përcaktuara nga KQZ.

Gjatë procesit të shtypjes së fletëve të votimit janë prodhuar 384 modele, nga të cilat 373 modele të ndryshme për kryetarët e bashkive dhe të këshillit bashkiak të çdo qarku, 11 modele për minibashkitë në kryeqytet, ku secili prej tyre ka një model për kryetarin e bashkisë dhe një model për këshillin bashkiak.

(KZAZ).

Në rang vendi numurohen gjithsej 4932 qendra votimi me gjithsej 3. 164. 859 zgjedhës. Sipas përllogaritjeve të përcaktuara në kodin zgjedhor sasia e fletëve të votimit e prodhuar është 2% mbi numrin e zgjedhësve, që në total përllogaritet me rreth 7.441.838 milion fletë votimi.