Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 20:17

Tiranë – Vijon proçesi i numërimit të votave në njësinë bashkiake nr. 5, KZAZ-ja nr. 49 dhe për kutitë e mbetura, nga ku pritet të dalë dhe rezultati final, i cili do të përcaktojë kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës, mes dy kandidatëve, Lulzim Basha i PD-së dhe Edi Rama i PS-së.

Deri tani në këtë KZAZ janë numëruar 53 kuti nga 65 që ka kjo njësi. Dy kuti aktualisht janë në proces numërimi nga grupet e numërimit, ndërsa dhjetë të tjera janë ende të pahapura. Aktualisht, procesi po zhvillohet nën vëzhgimin edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rezultati i deritanishëm në Tiranë regjistron 473 kuti të numërura nga 485 gjithsej. Ndërkohë, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 122.486 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama ka 121.806 vota. Diferenca mes dy kandidatëve në total është rreth 680 vota.