Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 17:05

Tiranë – Në kudër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për Bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha, ka zhvilluar vizita në familjet e dëshmorëve të kombit.

Në nderim dhe respekt të të rënëve për çlirimin e Shqipërisë, Basha zhvilloi një vizitë në familjen e heroit te popullit, Çelo Sinani e Hamide Dalipaj. Gjithashtu, Basha vizitoi edhe familjen e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, ku shprehu mirënjohjen e thellë qytetare ndaj figurës së tij, duke thënë se shumë nga të mirat dhe liritë që të gjithë gëzojmë sot, vijnë si kontribut i Azemit dhe gjeneratës së tij në lëvizjen për demokraci.

Basha u ndal edhe në familjen e dëshmorit të atdheut, efektivit të policisë, Sajmir Duckallari, ndërsa shprehu mirënjohje të veçantë dhe respekt edhe per 3 efektivët e tjere të policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, dhe Kastriot Feska, që mbetën të vrarë gjatë operacionit për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.

Në këtë ditë, kandidati Lulzim Basha ka përkujtuar me mirënjohje kontributin e të gjithë efektiveve të policisë, të cilët ndonëse të rënë në kohë të ndryshme, të gjithë u flijuan për sigurinë e qytetarëve të këtij vendi.