Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 16:17

Tiranë – Ka përfunduar së numëruari edhe kutia e fundit në njësinë bashkiake numër 5, në Tiranë. KQZ ende nuk ka dalur me informacion zyrtar rreth rezultatit. Megjithatë, sipas burimeve tona, rezulton se Edi Rama,  kandidati nga radhët e koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, ka fituar ndaj rivalit të tij, Lulzim Basha, i cili deri në momentet e fundit kryesonte rezultatin. Kanë qenë 10 votat e numëruara të kutive të fundit, që e kanë nxjerrë fitues Edi Ramën, duke i grumbulluar kështu 124587 vota, të cilat e kanë dërguar atë sërish në fronin e Bashkisë së Tiranës edhe për një mandat tjetër.

Duhet thënë se gara në mes dy kandidatëve vazhdoi të jetë tepër e ashpër. Rezultatet e numërimit të djeshëm, të 15 kutive vazhduan ta nxjerrin kryesues kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, i cili deri sot kryesonte me 571 vota ndaj kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.