Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 18:33

Tepelenë – Drejtori i shkollës së mesme në Tepelenë e ka goditur me mjete të forta kryetarin e PS-së së këtij qyteti.

Mësohet se përfaqësuesi i PS është qëlluar nga Nekim Nici, ndërkohë që bëhet e ditur se Nici është drejtor i shkollës së mesme ‘Abaz Shehu’.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur pas publikimit të disa filmimeve nga ana e kreut të PS-së, ku paraqiten nxënës të kësaj shkolle të cilët janë detyruar të marrim pjesë në fushata elektorale.

Ndërkohë që Kacorri ka deklaruar se për këtë akt nga ana e drejtorit të shkollës do të bëjë denoncimin në polici.