Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 16:32

Tepelenë – Nga Tepelena ku prezantoi kandidatin e Aleancës për Qytetarin Sevo Mici, kryeministri Sali Berisha garantoi se me autostradën e re ky rreth do të shëndërrohet në nyje kryesore të infrastrukturës së vendit, ndërsa premtoi katërfishim të investimeve për komunat dhe bashkitë e tij.

Por veç objektivit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore ndër më modernet në Europë në katër vitet që vijnë, kryeminsitri Berisha ftoi tepelenasit të investojnë edhe në 2 projektet kombëtare të mbjelljes së ullinjve e drurëve frutorë.

Duke pohuar se në vend ka ende varfëri, dhe papunësi, kryeministri Berisha solli në vemendje rënien që ajo ka pësuar në Shqipëri edhe pse mbarë globi kaloi në krizë ekonomike, vlerësime këto të dhëna edhe nga raporti i paradyjavëve i Komisionit Europian. Janë arritur gjer që 5 vite më parë- theksoi kryeministri- nuk besoheshin, dhe ndër këto është dhe Shqipëria destinacioni kryesor tursitik në botë.

“Nëse në 2005-ën u premtua trefishim i numrit të turistëve në 2010-ën”, siç tha kreu i qevrisë shqiptare “ai u mbidhjetëfishua”. Zoti Berisha premtoi se do të mbështesë çdo projekt edhe për Tepelenën turistike, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbështesin kandidatët e Aleancës për Qytetarin.