Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 16:42

Sukth – Një tjetër incident është regjistruar në Sukth të Durrësit për vendosjen e flamujve.

Një nga militantët e PS-së ka mbetur i plagosur pas dhunës së ushtruar me mjete të forta. Sokol Bardhi quhet militanti i PS-së i plagosur në sukth ndërsa kanë qenë militantët e PD-së ata që kanë qëlluar edhe me armë në qendër të Sukthit në rrethin e Durrësit.

Deputeti socialiste Namik Dokle reagoi për incidentin në Sukh duke akuzuar PD-në për nxitjen e këtyre shfaqjeve të dhunshme.