Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 12:57

Tiranë – Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash publikoi të premten rezultatet e sondazhit të dytë dhe përfundimtar për zgjedhjet vendore të 8 majit në Tiranë. Sipas tyre, “statistikisht në Tiranë është më e mundur që vota të shkojë tek Basha me 51.2% dhe tek Rama me 47.6%.

Sondazhi i kryer në 11 njësitë bashkiake të Tiranës paraqet edhe shpërndarjen e votës partiake për çdo minibashki. Kështu, në njësinë bashkiake nr. 1 sondazhi parashikon fitues kandidatin e PS-së, po ashtu dhe në njësinë 6. Ndërsa në 9 njësitë e tjera sondazhi nxjerr fitues kandidatët e koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin”.