Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 10:26

Tiranë – Policia garanton për zgjedhjet e 8 majit edhe familjet e ngujuara dhe në gjak.

Drejtori i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar Agim Loci ka dhënë detajet sesi do të kryhet votimi i këtyre personave.

Loci ka vlerësuar angazhimin maksimal të policisë për t’u garantuar të drejtën e votës familjeve që kanë probleme të gjakmarrjes, të cilat i ka ftuar që të ushtrojnë këtë të drejtë duke dalë në votime.

Për transportimin e tyre nga forcat e rendit mësohet të jenë vënë në dispozicion dhe mjete të blinduara.