Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 15:40

Tiranë – Që prej fillimit të fushatës ka filluar funksionin e vet edhe Bordi i Monitorimit të Medias e cila ka sy synim ruajtjen e barazpeshës kohore të transmetimit të aktivitetit të partive politike shqiptare gjatë fushatës elektorale.

Gjatë raportimit të fundit të kësaj agjensie vërehet se PD ka zënë një hapësirë më të madhe televizive ndërsa vërehet qartë edhe një ndarje mes televizoneve që kanë qasje të caktuar me opozitën dhe mazhorancën.

Bordi i Monitorimit të Medias nga ora 12.00 deri në orën 12.00 të datës 11. 04. 2011 monitoroi kohën e vënë në dispozicion të subjekteve zgjedhore nga operatorët radio-televiziv dhe ka publikuar këto të dhëna…

1.   EDICIONET INFORMATIVE

TVSH, në edicionet informative ka transmetuar 63.3 minuta për PD dhe 40.80 minuta për PS.

TV Klan, në edicionet informative ka transmetuar 26.77 minuta për PD dhe 18.6minuta për PS.

Top Channel: në edicionet informative 10.92 minuta PD dhe 17.98 minuta për PS

TV Vizion Plus: në edicionet informative ka transmetuar 1.08 minuta për PD dhe 25.15 minuta për PS.

Albanian Screen: në edicionet informative ka transmetuar 14.83 minuta për PD dhe 12.37 minuta për PS

TV Koha: në edicionet informative ka transmetuar 5.00 minuta PD dhe 16.92 minuta për PS.

Shijak TV: në edicionet informative ka transmetuar 17.78 minuta për PD dhe 21.70 minuta  për PS

Ufo  Education: në edicionet informative  ka transmetuar 5.80 minuta për PD dhe 1.83 minuta për PS

News 24: në edicionet e informative ka transmetuar 25.82 minuta për PD dhe 61.82 minuta për PS.

Ora News: në edicionet informative ka transmetuar 24.50 minuta për PD dhe 25.32 minuta për PS.

Nesër TV: në edicionet informative ka transmetuar 56.93 minuta për PD dhe 38.92 minuta për PS.

A1: në edicionet informative ka transmetuar 8.67 minuta për PD dhe  52.65 minuta për PS.

ABC News: në edicionet informative ka transmetuar 74.05 minuta për PD dhe 46.23 minuta për PS

Planet TV: në edicionet informative ka transmetuar 19.07 minuta për PD dhe 9.33 minuta për PS.

Radio Tirana: në edicionet informative ka transmetuar 4.82 minuta për PD dhe 5.28 minuta për PS.

TAR:  në edicionet informative ka transmetuar 1.25 minuta për PD dhe 2.17 minuta për PS.

Për Bordin e Monitorimit të Medias (BMM)

Basir Çollaku ,        Kryetar

Artur Bego ,           Anëtar

Klarita Bajraktari,   Anëtare

Rexhep Polisi ,       Anëtar