Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 07:31

Tiranë – Në Shqipëri vazhdon numërimi i votave nga zgjedhjet lokale, të cilat shihen si test i vendit për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Partitë kryesore dolën me qëndrime të ndryshme, nëse zgjedhjet e djeshme i plotësuan standardet e BE-së.

Misioni i 525 vëzhguesve të huaj do të japë të martën vlerësimin për zgjedhjet.

“Shpresoj që procesi i numërimit të votave do të shkojë mirë, ashtu si dita e zgjedhjeve”, tha kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.

Raportohet se dalja në votime ka qenë më shumë se 50.9 përqind.