Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 15:21

Prishtinë – Deputetja demokrate, Ahrenca Trashani, ka deklaruar se procesi zgjedhor i deritanishëm për Lokalet 2011 ka qenë brenda të gjitha standardeve të duhura, pavarësisht ndonjë incidenti që ajo e ka cilësuar si sporadik.

Standardet e këtyre zgjedhjeve, sipas saj, janë më të rëndësishme se rezultati i tyre.

Deputetja demokrate ka deklaruar se zgjedhjet në Shllak do të zhvillohen javën e ardhshme. Procesi zgjedhor në komunën e Shllakut u ndërpre, fillimisht, në mëngjes, pasi dhunimit të njërit prej komisionerëve të PS-së nga militantë të PD-së.

Ndërkohë, gjatë drekës, të gjithë komisionerët socialistë në Shllak e braktisën procesin, pasi deklaruan se nuk ndjeheshin të sigurtë më për të vijuar misionin e tyre.