Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 05:14

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi dje në Shkodër kandidatin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” për kryetar Bashkie, Genc Uruçin.

Rama i bëri thirrje qytetarëve të votojnë, ndërsa theksoi se 8 maji është dita për të respektuar idealet. “Është koha e pjesëmarrjes së të gjithëve në procesin demokratik, në mënyrë që të çlirojë forcën magjike që ka demokracia, votën e lirë. Përmes votës t’i japim jetë një aksioni të madh të madh të progresit ekonomik dhe shoqëror”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së iu drejtua të gjithë qytetarëve që të besojnë se dita e nesërme do të jetë më e mirë, pasi kjo forcë është e vendosur për t’i kthyer shkëlqimin Shkodrës, duke vënë në krye një program të qartë.

Sipas Ramës, ka ardhur koha e shkrirjes së kufijve mes fshatit dhe qytetit dhe Partia Socialiste dhe kandidatët e saj janë e vetmja rrugë që shqiptarët të mos vuajnë më.