Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 19:11

Shkodër – Ka shkuar në plus 2767 numri i votave që kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lorenc Luka, ka regjistruar në favorin e tij në garën që po zhvillon për bashkinë e Shkodrës përballë përfaqësuesit të koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Genc Uruçi.

Kyetari i KZAZ-së nr. 40-të, Zamir Llazani, tha se nga 95 qëndra votimi të bashkisë, deri tani janë numëruar 29 të tilla, ndërkohë që kanë mbetur për t’u numëruar edhe 67 të tjera. Në kutitë e numëruara deri tani kryebashkiaku aktual i Shkodrës, Lorenc Luka, që kandidon për një mandat të dytë, ka grumbulluar 6576 vota, ndërkohë që kandidati tjetër rival, Genc Uruçi i PS-së, ka vetëm 3767 vota, me një diferencë prej 2767 vota më tepër në favor të Lukës.

Procesi i numërimit të votave po ndiqet së afërmi, jo vetëm nga dy kandidatët rivalë, Luka dhe Uruçi, por edhe stafet e tyre elektorale, përfshirë edhe deputetët e qarkut të Shkodrës të të dy krahëve.