Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 18:23

Shkodër – Në KZAZ nr.40, që përmbledh bashkinë e Shkodrës, është mbyllur procesi i votimit, me një pjesëmarrje në votim 37.5 %, me një rritje mbi 6 mijë votuesish nga zgjedhjet e kaluara të 2007.

Në një prononcim për ATSH-në, nënkryetari i KZAZ 40, Neritan Kalamishi, përfaqësues i PD-së, bëri të ditur se me përjashtim të ndonjë vonese të veçantë për arsye teknike të orës 07.00, gjatë të gjithë orëve të ditës procesi i votimit ka ecur në normalitet të plotë.

Kalamishi shton se nga 86 mijë votues të bashkisë së Shkodrës kanë votuar në 95 qendra votimi rreth 37,5 %, ose një rritje mbi 6 mijë votuesish në krahasim me zgjedhjet vendore të vitit 2007.

Për Bashkinë e Shkodrës kandidon kryetari aktual i kësaj Bashkie, Lorenc Luka, përfaqësues i “Aleancës për Qytetarin” dhe rivali i tij, Genc Uruçi, përfaqësues i “Aleanca për të Ardhmen”.