Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 11:45

Shkodër – Përfaqësuesi i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lorenc Luka, i Partisë Demokratike, është shpallur fitues në garën për bashkinë e Shkodrës. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në orët e para të ditës së sotme dhe kryetari i KZAZ- nr. 40, Zamir Llazani, përfaqësues i PD, në bazë të rezultateve të arritura, shpalli zotin Luka, kryetar të Bashkisë së Shkodrës.

Lorenc Luka, kryetar aktual i Bashkisë së Shkodrës, arriti të fitojë mandatin e dytë në krye të këtij institucioni, duke e mundur me diferencë të theksuar rivalin e tij, Genc Uruçi i “Aleanca për të Ardhmen”, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së për rrethin e Shkodrës. Në 95 qendra votimi që përmbante qyteti i Shkodrës, Luka ka grumbulluar 20. 798 vota kundrejt 11. 227 të Uruçit, me një diferencë, plus 9571 votash.