Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 10:58

Shkodër – Policia e Shkodrës filloi ndjekjen penale ndaj dy të rinjve, të cilët dogjën me zjarr posterin elektoral të subjektit të Partisë Demokratike, në komunën Rrethina të Shkodrës.
Zëdhënësja e policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, bëri të ditur se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Partizani” të qytetit, në një dyqan privat, të dhënë me qera për t’u përdorur si zyrë elektorale nga dega e Partisë Demokratike e Komunës Rrethina.
Sipas Çelepisë, policia arriti të identifikojë në një kohë shumë të shpejtë autorët, të cilët janë Redon B., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Golem, Komuna Rrethina Shkodër, për të cilin është bërë shpallja në kërkim, si dhe 20 vjeçarit Ersid H., lindur e banues në fshatin Dobraç, po të kësaj komune.
Materialet në ngarkim të dy të rinjve i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “shkatërrim të pronës me zjarr”.