Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 12:21

Tiranë – Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, gjatë një vëzhgimi në një ndër qëndrat e votimit, është shprehur se proçesi i votimit është për shqiptarët një mundësi për të treguar maturi demokratike dhe politike.

“Vendosa që të vizitoj disa qendra votimi dhe do vazhdoj të vëzhgoj në Tiranë dhe në disa zona jashtë Tiranës sepse dua ta shikoj me sytë e mi një proces kaq të rëndësishëm siç është procesi i votimit”, tha Sequi.

Ambasadori i BE-së u shpreh entuziast për numrin e madh të njerëzve që po shkojnë të votojnë dhe shpreson që kjo mundësi që u jepet sot shqiptarëve të shfrytëzohet siç duhet.

Ettore Sequi tha gjithashtu se votimi do të vazhdojë deri vonë, kështu që ndoshta më vonë do të mund të jepet një vlerësim më i saktë për ecurinë e procesit.