Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 20:50

Tiranë – Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruara, referuan sot materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi, deputetë të Partisë Socialiste.

Zëdhënësja e Policisë së Tiranës bëri të ditur se referimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj shtetasve të mësipërm, është bërë për konsumim të veprës penale të “Thirrjes publike për veprime të dhunshme”, vepër penale e cila parashikohet nga neni 223 i Kodit Penal.